KreuCelebrity

Ditëlindja zgjat sa do vetë! Brenda festës private të Jonida Maliqit

Fundi i muajit mars e gjeti Jonida Maliqin duke festuar 35-vjetorin. Menduam se do të shihnim shumë postime nga këngëtarja, por ja që Jonida u mjaftua me një imazh të thjeshtë tabele, ku shihej numri 35. Mesa duket, gjithçka Maliqi e ka rezervuar për më vonë, pasi ka zgjedhur një datë speciale për organizimin e një feste me mikeshat dhe të afërmet e saj.

Mbrëmja e djeshme solli atmosferën e pritjes së Pashkëve, e një moment si ky duket se ka qenë ideal që Jonida ta festojë ditëlindjen si duhet. Edhe pse afro pas dy javësh, mikeshat e ngushta të këngëtares janë mbledhur së bashku në një nga lokalet në zonat e frekuentuara të kryeqytetit. Artiste si Alma Bekteshi e Rovena Dilo ishin vetëm dy nga të ftuarat e Jonidës, ashtu sikurse nuk kanë munguar emra si Romina Ferra apo Lori Hoxha, e cila ka postuar edhe një foto nga eventi.

Jonida është veshur kokë e këmbë me jeshile, ngjyrë që e ka preferuar së shumti këtë sezon. Dhe siç mund dhe ta kujtoni, ishte nuanca trend e pranverës së 2018-tës. Një festë po aq me stil sa dhe vetë Jonida!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF