Amal Clooney i ka rrëmbyer zemrën jo vetëm George, por edhe pjesës tjetër të publikut. Një ikonë mode, avokate e zonja dhe një siluetë plot feminitet, Amal shndërron çdo paraqitje në kombinimin ideal për këdo. Këtë herë, zonja Clooney ka sjellë një version perfekt të të gjithë të dashuruarve pas bojëqielles.
Një pallto me nuancë të ëmbël, me jakë pellushi ka qenë zgjedhja e Amal gjatë një dalje publike në New York. Fustani leopard i kombinuar me takat e zeza shkojnë më së miri me veshjen e sipërme. Kjo nuk është hera e parë që Amal bën diferencën për sa i përket palltove. Clooney duket se i përzgjedh me kujdes ato, për t’i dhënë një prekje ndryshe look-ut të përditshëm.
Amal dallon për stilin e saj personal, që mbetet i pakonkurueshëm ndër personazhet publikë. Ç’mendim keni për pallton bojëqielli? Do e bënit tuajën nëse do të kishit mundësi?



















