Në shume prej postimeve të saj në Instagram, mund të kemi parë shumë foto me Vera Grabockën në momente pune, apo dedikime të pafundme dashurie për të. Besojmë se e keni kuptuar që bëhet fjalë për Alketa Vejsiun. Kur vjen puna tek jeta e saj private, moderatorja e njohur është treguar shumë e kursyer, por me kalimin e kohës duket se gjërat kanë ndryshuar.
Pak kohë më parë, në Instagramin e saj, kurrsesi nuk mund të gjenin foto me rroba banje, e ndërsa sot po. Nuk mund të gjenin foto të fëmijëve, bashkëshortit… ende as sot, por mund të gjejmë foto të mamasë së saj. Nuk e dimë nëse është një ditë e veçantë për të, por Alketa i ka bërë një dedikim shumë të bukur mamasë së saj.
“Dielli që më ndriçoi jetën që ditën e parë që linda dhe që më bekon me fuqinë e “zemrës së nenës” çdo ditë”, shkruan ajo.
Mami Xhuli është një zonjë shumë e bukur, bjondje e gjatë dhe me shumë stil. Tani e kuptuam se kujt i paska ngjarë Alketa.



















