Nuk mundet të fshihet më. Pas ditëve të tëra që e mohonte shtatzëninë, fustani i bardhë i ngushtë, i gjatë ia tregonte lehtësisht barkun e rrumbullakosur.
Dhe po, Cardie B është shtatzënë! Mendohej se edhe këngëtarja do të ndiqte rrugën e Kylie Jenner, duke mos e konfirmuar kurrë që ishte në pritje të ëmbël, por 25-vjeçarja më në fund e pranoi. Fill pas saj, edhe i fejuari reperi Offset konfirmoi lajmin dhe nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale falenderoi të gjithë fansat për mbështejtjen!
Pak javë më parë, kur të gjithë po flisnin vetëm për shtatzëninë, ajo si për të na bërë të mendojmë të kundërtën, postoi një video ku shfaqej thjesht me tuta dhe reçipeta, ku barku i saj dukej shumë i sheshtë, por ja që na paska gënjyer.
Shumë zhgënjyese kjo për fansat!



















