KreuCelebrity

A e dinit? Aktori i ‘Portokalli’ do të bëhet së shpejti baba për herë të dytë

Nuk mund të mos themi se një foto e tillë na çuditi paksa. Aktori i ‘Portokallisë’, Marin Orhanasi  ka ndarë me ne lajmin e bukur se së shpejti do të bëhet baba për herë të dytë. Por nuk është nga ato fotografi thjesht të çiftit, ku shfaqen të lumtur, të buzëqeshur krah njëri-tjetrit, apo që mbajnë një eko në duar! Barku i Dorinës na tregon se kanë mbetur edhe shumë pak muaj që bebi të vijë në jetë.

Marini nuk është treguar i kursyer, ai na ka zbuluar edhe gjininë e bebes. “Jemi dy çuna, së shpejti do jemi tre”, shkruan ai bashkangjitur fotos së ëmbël ku ai dhe Maidi po i puthin barkun Dorinës.  Pra është djalë!

Marini dhe Dorina, janë bashkë prej disa vitesh. Ata kanë edhe një edhe djalë të quajtur Maid.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF