Bëmë baba të të ngjaj, i thonë kësaj pune! Brooklyn Beckham është një ndër 19-vjeçarët më të preferuar për vajzat dhe duket se djaloshi e shfrytëzon këtë më së miri.
Djali madh i çiftit Beckham është zhvendosur në Neë York me studime dhe duket se ndryshime të mëdha kanë ndodhur në jetën e tij. 19-vjeçari është ndarë e dashura që ka pasur për disa muaj me rradhë, Chloe Moretz dhe është parë në krah të modeles bukuroshe Candian Lexi. Ai është fotografuar duke u puthur me modelen shumë të lumtur në krah të njëri-tjetrit.
Chloe Moretz kishte tërhequr vëmendjen e mediave rozë pasi kishte filluar që të ngjasonte shumë me Victoria Beckham, në stilin e të veshurit, por edhe në mënyrën e të sjelluri. Strategji ose jo, nuk dimë ta themi, por duket se kjo mënyrë nuk e ka ndihmuar atë të fitojë dashurinë e Brooklyn.



















