Stormi Webster ka lindur vetëm dy muaj më parë, por jeta e saj tashmë është më emocionuese se e jona.
Travis Scott, babai i saj, ka organizuar një super party të veçantë për të prezantuar të gjithë familjen e tij me vajzën e vogël të sapoardhur në jetë. Kur themi super parti, nuk është aspak ekzagjërim. E dini se sa ka kushtuar ajo? Plot 7,145$. Kaq disa prej jush nuk i ka shpenzuar për dasmën, por është Stormi ajo, vajza e Kylie Jenner dhe Travis Scott.
Festa do të organizohet në në qytetin e Misurit në shtëpinë që Scott bleu për nënën e tij gjatë Krishtlindjeve, e cila është e adhurueshme! Padyshim Kylie Jenner do të jetë e pranishme, por sipas Marie Clair, pjesa më e madhe e familjes Kardashain/ Jenner nuk do të marrë pjesë për shkak se Khloé është në muajin e fundit të shtatzëninë dhe e ka të ndaluar të udhëtojë.



















