KreuCelebrity

Brenda dhomës së garderobës, Lori na prezanton pak nga koleksionet e saj të shumta!

Sa herë flaism për modën padyshim që ajo është një ndër emrat e parë në renditjen mes personazheve shqiptarë. Duke sjellë gjithmonë kombinime nga më të veçantat, Lori është komentuar shpesh edhe për çmimet e kushtueshme të veshjeve të saj. Por, jo më kot është një ndër vajzat më të ndjekura, që tërheq vëmendje sa hërë poston një foto të re.

https://www.instagram.com/p/Bgy6ErgB6tw/?hl=en&taken-by=lorihoxha

Siç e thamë dhe dje, mbrëmja e së shtunës mblodhi disa nga emrat më të njohur, dhe jo vetëm, në një nga ambientet e klubeve të Tiranës, pasi ishte Jonida Maliqi ajo që festoi (edhe pse me vonesë) 35-vjetorin ashtu siç duhej. Trashëgimtarja e Top Channel ishte një nga të ftuarat, e cila nuk ngurroi të publikonte një imazh me dedikimin përkatës kushtuar Jonidës. Veshur me një fustan të bardhë, dekoruar me kapëse të vogla në pjesën e përparme, Lori tregoi se tendencës ‘kokë e këmbë’ me të bardha i është bashkuar dhe ajo së fundmi. E pasi u njohëm me këtë zgjedhje të sajën, Hoxha publikoi një tjetër foto, këtë herë duke pozuar në një vend shumë të veçantë…

https://www.instagram.com/p/BhT1Ke_A9sA/?hl=en&taken-by=lorihoxha

Bëhet fjalë për dhomën e saj të garderobës, që çdokush priste që Lori ta kishte një të tillë. Me aq sa mund të shihet, vërehet qartazi ndarja e çdo lloj veshje apo aksesori në sektore të veçanta. Koleksioni i çantave, koleksioni i këpucëve, koleksioni i peliçeve…e kjo është vetëm një pjesë e vogël e asaj që ka zbuluar Lori. Natyrisht, aq shumë kombinime sa kemi parë nga Hoxha, pritej që trashëgimtarja e Top Channel të kishte një hapësirë dedikuar vetëm rrobave. Pak a shumë një nga ëndrrat në sirtar të çdo vajze, apo jo?

https://www.instagram.com/p/BhT9dU1g1YH/?hl=en&taken-by=lorihoxha

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF