KreuCelebrity

Si në çdo çift, edhe Besi ka një urim dhe një surprizë të veçantë për ditëlindjen e Xhensilës

Me avancimin e teknologjisë, urimet që dikur i shkruanim nëpër copëza letrash, tashmë mund t’i shoqërojmë me foto e t’i bëjmë publike për këdo. Fundja, për çfarë janë rrejtet sociale? Fokusi drejtohet tek personazhet e njohur, e nuk mund të mos tërheqin vëmendjen deklaratat e tyre plot ndjenje ndaj partnrëve në veçanti. Xhensila feston sot ditëlindjen, ndërsa Besi nuk ka ngurruar t’i urojë si duhet këtë ditë speciale.

https://www.instagram.com/p/BhEi9O8HBd5/?taken-by=xhensilamyrtezaj

Fillimisht, ai ka postuar një foto të realizuar në Itali ku shihet përkrah të shoqes, duke ia dedikuar kështu fjalët romantike që në mesnatë. “Urime ditëlindjen e bukura, e mira, e embla, ditet e mia, jeta dhe familja ime qe pres. Të dua”, ka shkruar Besi poshtë imazhit, ndërsa komentuesit kanë vijuar me urimet e tyre përkatëse. Por, kjo nuk ka qenë e gjitha, pasi para pak minutash, Xhensil ka postuar një video në Instastory, ku shihet një surprizë enkas për të. Shtëpia e mbushur me tullumbace dhe lule, ku dallon numri 25, në një kohë që dyshemeja është mbushur me petale trëndafilash…Eh, Besin nuk e kishim parë kurrë në një version kaq romantik!

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku)

Këngëtarja i ka bashkangjitur postimit një ikonë emoji duke qarë, çka tregon se është prekur shumë nga gjesti i Kallakut. Një 25-vjetor i veçantë, siç meriton çdo vajzë ta kalojë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF