Duke qenë se postimet e Ledina Çelos nuk i mungojnë aspak rrjeteve sociale, çdokush e vuri ri prezencën e këngëtares në kryeqytet gjatë kësaj fundjave. Nuk dihet nëse do të jetë një udhëtim i shkurtër apo i gjatë i Ledinës, por diçka është e sigurt: Çelo do të qendrojë edhe mbrëmjen e sotme në Tiranë. Nën shoqërinë e së bijës, kemi parë jo pak nga Ledina, por cila ka qenë arsyeja e fluturimit Gjermani-Shqipëri?
Nuk bëhet fjalë për ndonjë festival apo event të kësaj natyre; jo! Mbrëmja e sotme do ta gjejë Çelon si të ftuarën e tretë e ‘Në kurthin e Piter Pan’. Revista Class ka zbuluar personazhet e kesaj puntate të radhës dhe mësohet se në përballjen me fëmijët do të jenë gjithashtu Marjana Kondi dhe Dritan Shakohoxha. Secili nga personazhet i përfshirë në një fushë ndryshe, Ledina do të jetë e treta në ballafaqimin me pyetjet e të vegjëlve. Me siguri, do të mësojmë më shumë nga jeta e saj private, si dhe marrëdhënia me djalin dhe vajzën.
Duke marrë parasysh që fëmijët e ‘Në kurthin e Piter Pan’ e kanë zakon të vënë të ftuarit në vështirësi, pritet që pozat e nxehta të Çelos të mos lihen pa një koment. Jo më kot formati shkakton të qeshura. Por vajza e Ledinës, do të bëhet pjesë e kësaj puntate? Mbetet për t’u parë në mbrëmje…



















