Disa muaj më parë, u përfol se Kate Middleton do të sillte në jetë fëmijën e saj të tretë nëpërmjet metodës së ujit.
Mund ta keni parë shpesh në internet që shumë nëna zgjedhin këtë formë, dhe thuhej se edhe dukesha do të bënte të njëjtën gjë. Por mesa duket paska qenë një thashethem. Për fat të mirë, spitali që Kate do të sjellë në jetë fëmijën e tretë ka përfunduar përgatitjet, duke na lënë të nënkuptuar kështu që na duhet të presim edhe shumë pak ditë për t’u njohur me anëtaren ose anëtarin më të ri të familjes mbretërore!
The Linda Wing ka bllokuar të gjithë zonën përreth duke ndaluar në këtë mënyrë çdo parkim automjeti, për çdo rast nëse dukesha ka një urgjencë. Siç vë në dukje korrespondenti mbretëror i Daily Mirror, parkimi është i ndaluar deri më 30 prill 2018 që do të thotë që fëmija i tretë i Princ William dhe Middleton do të vijë në jetë përpara fundit të këtij muaji.
Të gjithë jemi kureshtarë të mësojmë gjininë e bebit, por për fat të keq do të na duhet të presim edhe pak ditë!



















