KreuCelebrity

Një telefonatë që s’e priste, moderatorja e ‘Me zemër të hapur’ përlotet nga urimi ‘live’ i së bijës

Kjo puntatë e emisionit nuk shkoi ekzaktësisht ashtu siç ishte parashikuar. Evis Ahmeti, me emisionin e saj ‘Me zemër të hapur’ ka bërë për të qarë dhjetëra shqiptarë, por kishte ardhur momenti i saj, ndonëse fatimrësisht ato janë lot gëzimi. Moderatorja ka sot ditëlindjen dhe një telefonatë e vajzës së saj e cila ndodhet jashtë shtetit e bëri të përlotet. Evisi priste në lidhje telefonike dikë tjetër, për këtë arsye u çudit shumë kur dëgjoi një zë shumë të njohur për të.

“Më falni për kohën televizive që po ju marr. Mami, në këtë 45-vjetor, unë ndodhem larg teje, por dashuria ime nuk matet me kilometra. Kam fatin e madh që kam një mama të përkushtuar si ty. Të dua shumë dhe të them se je mami më e mirë në botë”,- e uroi vajza.

Më pas stafi i televizionit ‘News 24’ i solli dhuratën që vajza kishte përgatitur për të: një trëndafil në xham…Një moment për të mos u harruar ky për Evis Ahmetin!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF