Ende pa ardhur mbrëmja, ditën e djeshme mësuam që Ledina Çelo do të ishte një nga tre të ftuarat e ‘Në kuthin e Piter Pan’. Fëmijët pritën rastin të vinin Ledinën në situata të sikletshme, ja pse nuk ishte çudi kur e pyetën se si bëhen fëmijët. Çelo, në humor e sipër, bëri të qartë se edhe Erlisi, djali i saj, i kishte bërë një pyetje të ngjashme në moshë fare të vogël.
Si çdo i rritur, këngëtarja u përpoq të shojegonte se nga dashuria e prindërve, brenda barkut të mamit rritet një qelizë, që më pas kthehet në fëmij. Megjithatë, kjo ishte një situatë e lehtë krahasuar me kurreshtjen e fëmijëve: “Ku i gjen ato lekë që i bën pushimet aq të bukura?” Kuptohet, të përgjigjesh mbi financat nuk është gjithmonë diçka e këndshme, megjithatë Çelo nuk ka ngurruar të sqarojë gjithçka, jo vetëm për fëmijët, por dhe për publikun.
“Ne punojmë shumë. Burri im dhe unë kemi një kompani me 500 punonjës. Unë mbaj kontabilitetin e familjes time…Punë, punë natë e ditë”, ka thënë Ledina, duke u përpjekur kështu të përcjellë edhe një mesazh pozitiv për të vegjlit. Epo, për të gjithë ata që ngrenin një pyetje të tillë, ja ku e keni përgjigjen.



















