Në muajin shtator, Duka dhe Dukesha e Cambridge lajmëruan ardhjen në jetë të një tjetër fëmije mbretëror. Fillimisht Kate u largua nga sfera publike, prej gjëndjes së fillimit të shtatzanisë, duke u privuar nga përmbushja e detyrave të saj mbretërore.
Qarkullojnë shumë pak fakte rreth fëmijës, pasi Duka dhe Dukesha janë shumë të rezervuar. Por megjithatë, Revista Bordo ju jep gjithçka mund të dini rreth kësaj teme.
Vjeshtën e kaluar, u lajmërua se Dukesha e Cambridge pritej të lindte në Prill 2018. Megjithatë, qarkullojnë fjalë nga burime të sigurta se data ekzakte është 23 Prill.
Thuhet se çifti mbretëror nuk ka patur dëshirë ta dinte këtë gjë, por donin ta linin surprizë. Gjithashtu as përzgjedhja e emrit nuk është bërë publike, megjithatë fansat janë duke aluduar në këtë listë emrash: Mary, Alice, Arthur, Henry, Victoria, Elizabeth.
Princi George dhe princesha Charlotte u lindën në po të njëjtin spital. Si rrjedhim, është shumë e mundshme që dhe fëmija i tretë të lindë aty dhe të prezantohet nga Duka dhe Dukesha jashtë spitalit, njësoj si me dy fëmijët e tjerë mbretërorë.
Ky fëmijë do të jetë në linjë pas Mbretëreshës Elizabeth, Princit Charles, Princit Williams, Princit George dhe Princeshes Charlotte.
Pas lindjes së fëmijës, një letër zyrtare do të njoftojë datën dhe orën e lindjes, gjithashtu seksin dhe peshën, duke vazhduar kështu traditën mbretërore.
7. Fëmija i tretë nuk do të ketë një mbiemër.



















