Kur flasim për personazhet e njohur, dasmat mbeten në kuadrin e sekretit. Deri sa konfirmohet nga vetë çifti, thashethemet që nisin të qarkullojnë paraprakisht na çojnë në shumë pista. Këtë herë, në qendër të vëmendjes është vënë Jona Spahiu, që para shumë pak kohësh pranoi lidhjen me Frenkli Ymerin.
Sipas emisionit radiofonik të “Chaud Patate” në Energy Radio, burime të afërta pranë familjes kanë zbuluar se shumë shpejt do të ketë një dasëm mes moderatores dhe Ymerit. Pse një vendim kaq i papritur? Gjithçka përflitet së fundmi është aludimi se Spahiu mund të jetë në pritje të ëmbël, por dhe ky mbetet thjesht një lajm që pritet të konfirmohet ose përgenjështrohet nga vetë Jona.
https://www.instagram.com/p/Bb6mQLFHwJr/
Kujtojmë se çifti janë njohur në ambientet e Digitalb, ku Frenkli punon si komentator sportiv. Duket se marrëdhënia mes tij dhe moderatores së “Pa Filtër” po avancon më shpejt nga se pritej. E nëse vërtetë do të ketë një dasëm, nuk mbetet gjë tjetër veçse të themi urime!
https://www.instagram.com/p/Bbw8uHenAtW/



















