Pasi solli klipin e saj “Pa ndjenjë”, që e vendosi atë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të disa skenave erotike, Beatrix Ramosaj ndali së punuari për një projekt të ri.
U duk sikur kishte hequr dorë nga muzika, për t’u marrë me modelingn, pasi fotot e saj të fundit në Instagram, duken si të një ylli pasarelash, por e kishim menduar gabim. Arsyeja se përse Beatrix kishte bërë një pushim të shkurtër ishin pikërisht aparati që kishte vendosur për drejtimin e dhëmbve. Ju e kishin kuptuar që kishte një të tillë? Nuk e besojmë…
Këtë na e tregoi vetë këngëtarja nëpërmjet nje video në Instagram ku na tregoi se më në fund kishte ardhur koha që t’i hiqte dhe kështu do të fillonte nga puna për xhirimet e klipit të saj më të ri…mesa duket teksti dhe muzika janë gati.
Tani që e mësuam dhe po shohim me vëmendje fotot e saj, mos ndoshta i ka pasur këtu aparatin e dhëmbëve? ( Si dikush që ka pasur aparat kohë më parë, e kuptoj që kjo e qeshur është një mënyrë e mirë për të mos treguar, telat e dhëmbëve siç ne u themi rëndom).



















