KreuCelebrity

Kur Majlinda ishte spikere lajmesh…Ish-deputetja rikthehet pas në 1995!

Është një ndër emrat më të dëgjuar të politikës shqiptare, me një karrierë që numëron poste të rëndësishme e aktivitet të pandërprerë. Majlinda Bregu e ka dëshmuar se nuk ka frikë të kthehet në të shkuarën, e këtë herë na sjellë në kujtesë një imazh të sajin, që pothuajse çdokush e kishte harruar.

A post shared by Majlinda Bregu (@m.bregu)

Bregu si spikere lajmesh në ekranin e TVSH, para 23 vitesh – ka qenë ky postimi i fundit i Majlindës në rrjetet sociale. “Çfarë kthimi në kohë! 1995 ose 21 vjeç. Part-time në TVSH, full time studente. Mirë që kishte Eleni Toroveci një buzëkuq për të gjitha”, ka shkruar Bregu, teksa shihet e veshur me të bardha prapa tryezës së studios së lajmeve. Nuk është hera e parë që Bregu ndan me ndjekësit imazhe nga shumë vite më parë, duke treguar njëkohësisht se imazhi i saj nuk ka pësuar pothuajse asnjë ndryshim.

A post shared by Majlinda Bregu (@m.bregu)

E mbanit mend ish-deputeten në rolin e spikeres? Me siguri, ju kishte dalë nga mendja një imazh i tillë.

A post shared by Majlinda Bregu (@m.bregu)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF