Që nga nisja e ‘Voice Kids’, e kemi parë të postojë vazhdimisht foto e video, dedikuar kryesisht spektaklit. Duke përzgjedhur pozat më të veçanta gjatë prezantimit, Ledioni tërheq jo pak vëmendje me frazat e përzgjedhura poshtë imazheve. Por, duket se këtë herë, postimi i fundit nuk ka qenë thjesht një publikim i radhës…
Liço gjatë së premtes së shkuar, tejet serioz dhe me mikrofon në dorë – ka qenë kjo foto që moderatori ka përdorur për të shprehur diçka tjetër. “Shumë gjëra më vjen t’i them në mikrofon, por kur shoh ç’bëhet vërdallë, zgjedh të hesht!”, ka shkruar Ledioni, duke lënë vend për dyshime. Të jetë ky një shkrim dedikuar ndonjë personi apo situate në veçanti? Apo është thjesht fraza e radhës që Liço ka zgjedhur për t’i përshtatur imazhit?
Moderatori njihet për natyrën e tij të drejtpërdrejt kur vjen puna tek pakënaqësitë, qoftë edhe ndaj personazheve publikë. Mbetet për t’u parë se për çfarë e ka patur Ledioni këtë herë…



















