KreuCelebrity

Arminës i ndodh e papritura, përballet me një fenomen të pakëndshëm virtual!

Është një ndër blogeret më të përfolura shqiptare, ashtu sikurse dhe ndër më të ndjekurat. Nga çmimet e veshjeve, e deri tek jeta e saj private, Armina di si të tërheqë vëmendjen. Vetëm se këtë herë, si shumë personazhe të njohur, Mevlani është përballur me një fenomen të pakëndshëm të botës virtuale.

Faqja e saj personale e blogut në Instagram ka kaluar tashmë në emër të dikujt tjetër. Njoftimin e ka bërë të ditur vetë Armina, e cila me keqardhje ka lajmëruar ndjekësit e saj për hakerin që i ka vjedhur faqen. “Ju lutem mos hapni asnjë mesazh që ju vjen nga emri i tij”, ka shkruar Mevlani, duke u përpjekur të shmangë ndonjë virus të mundshëm për fansat e saj. Një fenomen të tillë e kanë hasur jo pak personazhe, shqiptarë ose të huaj.

Zakonisht, shënjestra e hakerëve janë faqet që mbledhin më shumë ndjekës, një arsye më tepër që Armina ka rënë pre e personit në fjalë. Me siguri, blogerja po punon për rikthimin e Rebel Heart…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF