Gigi Hadid, një prej modeleve më në zë këtë periudhë, ka dhënë së fundmi një intervistë për Harper Bazaar, në të cilin fliste për imazhin e saj.
Modelja i pranoi Blake Lively-t se është kritikuar shumë nga fansat vitet e fundit se ka humbur shumë në peshë. Ajo thekson se nuk është karriera e saj në modeling ajo që ka ndikuar në dobësimin e saj, por shkaktare është sëmundja e “hashimotos”.
Sistemi imun i atyre që janë prekur, sulmon qelizat e shëndetshme të organizmit dhe në rastin konkret target është gjendra e tiroides. Është sëmundje që mund të shkaktojë shumë probleme, gjë që e ka detyruar modelen të jetë në kujdes të vazhdueshem për shëndetin e saj, gjithashtu dhe të ushtrojë.
Gigi pranon se nëse do të mund të zgjidhte, do të dëshironte trupin e mëparshëm, por nuk kishte zgjidhje tjetër.



















