KreuCelebrity

Nëse deri tani s’kishit parë asgjë të bukur, kjo video e Beckham me vajzën do jua zbukurojë ditën

Ai është një futbollist legjendar, ikonë e stilit dhe një baba i devotshëm i katër fëmijëve.

Pavarësisht angazhimeve të shumta, David Beckham kalon një kohë shumë të gjatë më fëmijën, por më tepër me vajzën e vogël Harper, të cilën e kemi kuptuar që është “pika e tij e dobët”. Domosdoshmërisht, është e vogla e shtëpisë dhe e vetmja vajzë pas tre djemve. 7-vjeçarja na dha disa leksione shumë të mira stili, njësoj si mamaja e saj, por tashmë ka marrë një tjetër rol të rëndësishëm: të kujdeset për babain, që ai të vijojë të jetë në formën e tij më të mirë.

Beckham ka ndarë në rrjetet sociale një video teksa shihet duke ia larë flokët Harper. Shumë e përqëndruar në punën që po bënte, Harper nuk e kishte kuptuar që babi i saj po e filmonte, deri në një moment kur ai i tërheq vëmendje.

Mirëpo Harper nuk është vetëm parukierja personale e David, por edhe e Victorias. Dhe rezultati final është ky…

E kuptuam se cili qenka çelësi i suksesit të bukurisë së çiftit Beckham!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF