KreuCelebrity

Alketa poston një foto shumë romantike me bashkëshortin me një dedikim të ndjerë për të!

Besojmë se tani e keni kuptuar ndryshimin tek moderatorja Alketa Vejsiu.

Nëse shumë pak kohë më parë, në profilin e saj në Instagram, nuk mund të gjenin asnjë foto tjetër përveç se reklamë e punës së saj, tashmë gjërat kanë ndryshuar shumë… për mirë duhet theksuar. Tashmë ajo ka nisur të postojë foto me rroba banje, foto të nënës së saj, e ndërsa tashmë është radha për një dedikim për bashkëshortin, për të cilin gjatë gjithë këtyre viteve martesë, Alketa është treguar shumë e rezervuar.

Megjithatë siç e thamë dhe më sipër, gjërat kanë ndryshuar.

Moderatorja ka postuar një foto ku shfaqen dy duar, të sajat dhe të bashkëshortit dhe bashkangjitur fotos ajo shkruan thjesht: Të dua! Pak dhe saktë.

Tani ka mbetur për të bërë edhe një dedikim për fëmijët e saj, vajzën dhe djalin e vogël. Jemi shumë kureshtarë t’i shohim ato.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF