KreuCelebrity

Lajme të mira nga Eugenti? Këngëtari paska hasur këtë problem dhe nuk e kishim ditur!

Pak ditë më parë, u përfol se Eugent Bushpepa e kishte anuluar turin e promovimit të këngës ‘Mall’ në Europë. Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtari, nëpërmjet një stuatusi që e fshiu pak minuta pas postimit. Me aq sa u mësua, gjithçka kishte ardhur si pasojë e disa problemeve teknike.

Por, duket se Bushpepa ka hasur një problem që as nuk e kishim menduar. Pak minuta më parë, artisti ka publikuar në Instagram foton e pasaportës së re dhe gjithçka e ka sqaruar edhe me një shkrim të shkurtër. “Më në fund erdhi pasaporta. Amsterdam, Paris ju lutem më prisni”, ka shkruar Eugenti, për të vijuar më tej: “Zoti ishte në krahun tim edhe këtë herë…” Pra, problemi i vetëm i Bushpepës ka qenë pasaporta!

https://www.instagram.com/p/BheXAUsnYpP/

E njejta arsye ka detyruar këngëtarin të mungojë në festën e Londrës, e cila u mbajt pak kohë më parë. Urime dhe suksese të mëtejshme Gentit!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF