Dua, Dua, Dua…po e dëgjojmë pothuajse kudo emrin e saj së fundmi. Nga ‘New Rules’ e deri tek bashkëpunimi i fundit me Calvin Harris, Lipa po cilësohet gjithmonë e më shumë si fenomeni më i ri në muzikë. Fansat e adhurojnë, ndjekësit e këngëve të reja bëjnë që të renditet e para në klasifikimet botërore; me pak fjalë, Dua po na surprizon gjithnjë e më shumë.
Natyrisht, mes gjithë karrierës së lulëzuar në moshë fare të re, artistja mendon jo pak për gjithçka që e rrethon. Këtë herë, Dua ka patur një mesazh për suksesin që gëzon. Ajo ka postuar një foto në Instagram, ku shihet e shkruar një frazë: “Natyrisht që dua të jem e suksesshme, por nuk e kërkoj suksesin për vete. Dua të jem e suksesshme, në mënyrë që të mbledh sa më shumë qumësht dhe mjalt të jetë e mundur, në mënyrë që të ndihmoj edhe njerëzit rreth meje që të korrin sukses.” Një mesazh të tillë vështirë se e shohim nga personazhet e famshëm, por duket se Lipa ka përcjellë edhe një herë natyrën e saj pozitive.
Me pak fjalë, Dua jo vetëm që nuk i harron njerëzit që ka përreth, por përpiqet me çdo kusht t’i ndihmojë në maksimum ata. Një avantazh edhe më shumë për Duan!



















