Hey, Meghan Markle është bërë pjesë e familjes mbretërore dhe sigurisht çdo gjë që i përket asaj do të komentohet, analizohet, përflitet nga miliona e miliona njerëz.
Ashtu siç u morëm pak javë më parë me gishtërinjt e dorës së Kate Mideltton, tani mesa duket ka ardhur koha që të merremi me gishtërinjt e këmbës së Meghan Markle. E gjitha kjo nisi nga një foto e risjellë në vëmendje teksa ajo ka veshur sandale. Disa ekspert kanë analizuar gishtërinjtë e këmbës së dy nuseve mbretërore. Sipas tyre, Meghan Markle ka lindur për të qenë lider, pasi ajo ka gishtërinjtë e dytë më të gjatë se të parët. Gjithashtu pjesa e sipërme e tyre qëndron e kthyer për lart që nxjerr në pah një tjetër karakteristikë të sajën: dëgjon mjaftueshëm të tjetër, por është shumë e ftohtë emocionalisht.
Ndërkohë ndryshe nga Meghan, Kate ka gjishtërinj të lakuar, që sipas ekspertëve janë një tregues që dukesha e ka shumë të vështirë të hapet me njerëzit, është krijuese, ekspresive. Ndërsa gishti i vogël është totaliasht i kthyer nga gishtërinjtë e tjerë, që tregojnë se Kate mund të jetë një shpatull shumë e mirë ku mund të qani.
Po ju si i keni gishtërinjt e këmbës?



















