Edhe pse pak ditë para lindjes, Khloe u përfshi në një tjetër skandal. I dashuri i saj, Tristan Thompson, e ka tradhëtuar partneren e tij me tre femra të tjera gjatë pritjes së ëmbël. Një lajm i tillë ka ndikuar shumë negativisht tek Khloe, ndërsa kjo e fundit ka përfunduar me urgjencë në spital pas disa komplikimeve. Ndërsa sot, në këto pak orë, TMZ ka zbuluar se Khloe ka sjellë në jetë vajzën e saj.
Kardashian ka lindur në një spital në prani të Cleveland, vendi i lindjes së Thompson. Kriss Jenner dhe motrat e tjera kanë qenë pranë Khloe përgjatë gjithë kohës, por kjo nuk është e gjitha. Sipas së njejtit burim, Khloe e ka lejuar Tristan në dhomën e lindjes, duke lënë mënjanë për disa çaste shijen e hidhur të tradhëtisë. Pavarësisht publikimit të videove të basketbollistit, çifti nuk ka bërë ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me situatën.
Edhe pse jo në momentet më të mira, urime për Khloe! Viti i Kardashianëve ky…



















