Sapo u mësua mbi shtatzëninë e Amit, sytë ishin nga çifti, sa herë bënin ndonjë dalje publike. ‘Barku i rrumbullakosur i Amit’, kaq mjaftonte që të tërhiqej vëmendja e publikut. Ardhja në jetë e Sias bëri akoma dhe më shumë bujë dhe nga ana tjetër, Toska ka postuar herë pas here foto që lidhen me më të voglën e familjes.
Sot, së bashku me Joelin, Ami dhe Ermali kanë patur një arsye më shumë për të festuar. Ndoshta koha ka kaluar pa e kuptuar, por ka kaluar plot një muaj nga data e lindjes së Sias. Një rast të tillë, Ami e ka pritur si duhet, duke realizuar një tortë enkas për Sian. Dekoruar me një kurorë dhe ngjyra bardhë e rozë, duket se Sia nuk e ka të nevojshme të presë një vit për të festuar evente të veçanta.
Me një kujdes të tillë të treguar nga Ami, me siguri edhe vogëlushja do të jetë kombinuar si duhet për një rast kaq të veçantë. Sa për një vjetorin, me siguri do të jetë si në një botë përrallash!



















