Elhaida Dani së bashku me një grup të tërë artistësh, prej kohësh, po udhëton në shtete të ndryshme për të realizuar një tur muzikor për veprën “Katedralja e Parisit”. Për momentin Elhaida ndodhet në Moske, Rusi. Një ditë më parë ajo performoi në një nga skenat më të mëdha botërore. Kjo gjë e ka emocionuar pafund këngëtaren dhe madje e ka cilësuar si një ëndërr të kthyer në realitet. “Ëndrrat bëhen realitet! Duke performuar sonte për herë të parë në një ndër skenat më të rëndësishme botërore! Pallati i Kremlinit! Pallati i Kongreseve, Moskë!”, – ka shkruar Elhaida në një fotografi.
Kjo nuk është arritja e saj e vetmme botërore për këngëtaren shkodrane, pasi në listën e saj të sukseseve, mud të përmendim që është fituese e “The Voice of Italy” si dhe ka qënë përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion me këngën “I’m alive”. Urojmë që kësaj liste t’i shtohen dhe shumë të tjera.