KreuCelebrity

Si qëndron Marina Vjollca në shtëpi? Si një ‘zonjë’ e vërtetë në të tërë kuptimin e fjalës

Kur flitet për bukuroshet e ekranit, pa dyshim pjesë e listës, e cila nuk është dhe aq e gjatë, është edhe Marina Vjollca.

Moderatorja simpatike është martuar disa muaj më parë me reperin Getoar Selimi, ose siç ne e njohim Ghetto Geasy. Gjatë intervistës së saj të parë, pas martesës, Marina ka zbuluar disa “të fshehta” lidhur me marrëdhënien e saj me reperin, mes tyre edhe faktin që ai që gatuan në shtëpinë e tyre është pikërisht Geti. Por çfarë bën Marina ndërkohë?

Vetë moderatorja na e ka zbuluar nëpërmjet një videoje dhe nuk kishim shumë dyshime për këtë, fundja ajo bukuri nuk është e kotë! Në kohët që Getoari ka vënë përparsen dhe po përgatit diçka të shijshme për të ngrënë, Marina qëndron si një “zonjë” duke u kujdesur për vetën e saj: flokët, thonjtë, duart, fytyrën!

Epo Geti është martuar me një ndër femrat më të bukura në showbizin shqiptar, kështu që edhe bukuria kërkon kohën e saj!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF