Kate Mideltton është në një pritje të ëmbël dhe deri më tani kur kanë mbetur edhe pak ditë nga lindja e saj, të paktën sipas parashikimeve, nuk është zbuluar ende gjinia e bebit.
Nëse do të jetë djalë apo vajzë këtë nuk e kemi mësuar, megjithatë një deklaratë e princ William na la të nënkuptonim që familja e tyre do të shtohet në numër me një djalë. Teksa ishte duke parë ndeshjen e Aston Villa, William u gëzua shumë fort kur Jack Greatlish ka bërë gol dhe në ato momente ai tha: Do të ngul këmbë që djali të quhet Jack. Pas një heshtje të shkurtër, e mjaftueshme sa për të kuptuar se çfarë kishte thënë, William shtoi: Ose Jackie…
Nuk mbulohet dielli me shosh, është një fjalë e urtë popullore, kështu që Princ William e ka të kot. Ne sapo mësuam se dukesha çifti do të bëhet së shpejti prindër të një djali.



















