KreuCelebrity

Aktori shqiptar feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush sot!

Është një ndër aktorët më të përfolur shqiptar, kryesisht prej roleve që ka luajtur edhe në prodhime të huaj. I famshëm edhe për jetën luksoze, e sotmja ka qenë një ditë edhe më speciale për Blerim Destanin. Shqiptari me origjinë nga Maqedonia feston ditëlindjen, edhe pse një event i tillë nuk e ka gjetur pranë vendlindjes.

Blerimi ndodhet aktualisht në Gjermani, ku dhe është angazhuar në xhirimet e një filmi. Ai ka publikuar një foto, ku shihet me një pjatë me ëmbëlsira në dorë. “Ditë xhirimesh. Ekipi më i mirë…Falemnderit!”, ka shkruar Destani, duke e zbukuruar postimin me figura tollumbacesh e shiritash festimesh. Nuk kanë munguar urime as nga Noizy e Dafina Zeqiri, dy nga miqtë më të mirë të aktorit. Por, a e dini se sa vjeç mbush Blerimi?

Kjo është ditëlindja e 37-të e Destanit, edhe pse vështirë të themi se pamja e aktorit tregon moshën reale. Me siguri, kjo do të jetë një ditëlindje plot festime për Blerimin!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF