Një ndër lajmet e fundit që pushtoi mediat rozë ishte aludimi mbi një lidhje të mundshme mes Albi Nakos dhe Alba Hoxhës. Kjo e fundit, përveçse pjesë e trupës së baletit të Albit, u vu re se ishte duke udhëtuar së bashku me koreografin drejt destinacioneve Belgjikë-Paris. Kaq mjaftoi, që portalet të ngrinin pikëpyetjen: a janë apo jo Albi dhe Alba në një lidhje?
Bazuar edhe në disa foto së bashku, të gjithë po prisnin që të dy personazhet t’i shtoheshin listës së çifteve të njohur shqiptarë. Gjatë një prononcimi për Class, Nako ka sqaruar gjithçka. “Ne jemi këtu për punë, vetëm kaq. Situata është e tillë: ne postojmë një foto dhe kaq mjafton të bëhet lajm. Po udhëtojmë me Albën, sepse po nënshkruajmë kontrata me disa balerinë të huaj, kryesisht 6 balerinë italianë, të cilët do i bashkohen trupës së baletit. Së shpejti, rikthehemi në Tiranë për të vënë në jetë projektin. Kaq është e gjitha!”, ka shpjeguar në pak fjalë, Albi.
Koreografi nuk ka dashur të japë detaje të mëtejshme, duke na lënë të kuptojmë se e vetmja e re që duhet pritur, është startimi i projektit të ri. Me pak fjalë, nuk ka më vend për komente në këtë pikë…