KreuCelebrity

Këngëtaren shqiptare e bëjnë të vdekur, vjen reagimi i saj i menjëhershëm!

Ndodh shpesh që prej informatave të gabuara ose thjesht edhe prej lakmisë së disa klikimeve më shumë, personazhet e njohur të përfundojnë të martuar, të divorcuar, me ose pa fëmijë apo thjesht…të vdekur! Nuk është hera e parë që lexojmë lajme mbi ndarjen e papritur nga jeta të një emri të njohur, e këtë herë shënjestra ka qenë Albërie Hadërgjonaj. Sipas një portali, këngëtarja ka bërë aksident në Rrugën e Kombit, e si pasojë kishte ndërruar jetë.

https://www.instagram.com/p/BeQvrOoDYRs/

Çdokush do ta klikonte një lajm të tillë, pasi vështirë të imagjinosh ndarjen e parakohshme nga jeta të ndonjë personazhi, sidomos të atyre që i kemi mëse të dëgjuar. Nga ana tjetër, Albëria nuk i ka lënë fansat edhe më tej në pritje, duke e publikuar shkrimin në Instastory, për të shtuar më tej: “Ja, iku syri i keq. Unë shëndoshë e mirë, jam në New York”. Me pak fjalë, aksidenti automobilistik në Rrugën e Kombit bëhet fare i pamundur në këtë rast…

Hadërgjonaj duket se po punon disa projekte të reja, ndërsa duket më pranë se kurrë së bijës, Anxhelinës. Sa mirë që paniku nuk u përhap aq shpejt saç ndodh në raste të tilla!

https://www.instagram.com/p/BhZdn9GHrYM/

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF