Beyonce hyri në histori duke u bërë gruaja e parë me ngjyrë që performonte në skenën e Coachella të shtunën në mbrëmje, e cila shënoi njëkohësisht edhe daljen e saj të parë në skenë pas ardhjes në jetë të binjakëve Rum dhe Siri. Megjithatë, ndonëse ishte një performancë që nuk do të harrohet kurrë, ashtu si të gjitha performancat e Beyonces, diçka nuk shkoi dhe aq mirë dhe fajin e kishte veshja e saj.
Më tepër e “zhveshur” sa duhej në pjesën e sipërme të bustit, duke bërë që diva të humbiste disa momente përqëndrimit për shkak se kishte frikë se mos po ekspozonte më tepër gjoksin. 36-vjeçarja u detyrua të kryejë një numër lëvizjesh nga kërcimi me një dorë, pasi me dorën tjetër po rregullonte rrobat e saj gjatë këngës “Soldier” dhe “Women Independent” me Michelle Williams dhe Kelly Rowland.
Shumë fansa shkruan në twitter: O zot, tani Beyonce do të pushojë nga puna stilisten e saj…
Hmm nuk mendojmë kështu. Beyonce nuk është as e para dhe as e fundit këngëtare që ka pasur një incident të tillë në skenë dhe nuk mendojmë që është kaq mizore me stafin apo jo?



















