Pavarësisht se nëpërmjet teksteve të tij, The Weeknd ka treguar se tashmë e ka harruar Selena Gomez, mesa duket nuk është plotësisht e vërtetë. Zemra kësaj here nuk është në të njëjtën linjë me mendjes, si në të shumtën e rasteve ndodh. Këngëtari ka performuar mbrëmjen e djeshme në Coachella, dhe teksa po këndonte këngën deidkuar ish-it të tij, “Call Out My Name”, po qante.
Ishte një nga interretimet më të bukura, saqë jo vetëm të pranishmit po qanin, por edhe ai vetë. Selena nuk ishte pjëse e festivalit, as si këngëtare, por as si audiencë, megjithatë, këtë këngë të ndjerë e ka “shijuar” Justin Bieber, i cili është njëkohësisht edhe ish- i ish-it të The Weeknd. Pra me pak fjalë Selenës, e kuptuar besojmë. Ky trinom ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave muajt e fundit, ku herë pas herë është bërë pjesë e tij e Bella Hadid.
Megjithatë, akoma nuk është kuptuar se si është realisht marrëdhënia e tyre…Shpresojmë ta kuptojmë në ditët në vijim, ndonëse e vështirë na duket.
Me siguri as ato vetë nuk e kanë kuptuar…



















