Pjesë e tregut muzikor prej shumë vitesh tashmë, me këngë që janë pëlqyer shumë në tregun shqiptar dhe jo vetëm, ne i kemi njohur gjithmonë nën emrat Blunt dhe Real 1.
Dyshja ka vendosur tashmë të ndryshojë emrin, lajm ky publikuar nga Real 1 me anë të një vieoje në Instastory. Reperi përshëndet fansat dhe më pas bën të ditur se emri i tyre i ri do të jetë “Shaolin gang”.
“Kemi vendosur të ndryshojmë emrin.” – thotë Real 1. “Blunt dhe Real s’ka më! Shaolin gang.”
Më pas ai bën të ditur se sot është dita që do të publikohet dhe klipi i tyre më i ri, polemikat për të cilin kanë qënë të shumta, për shkak të pamjeve gjatë xhirimeve, ku Real shfaqej me thikë dhe pirun afër zonës intime të një vajze.