KreuCelebrity

Ndjekësja tallet me komente, Oni nuk e kursen përgjigjen!

Nuk e kemi parë shpesh të debatojë me ndjekësit, edhe pse postimet e tij janë të shumta. Një ndër personazhet më të folur së fundmi, kryesisht prej jetës së luksit, por edhe lidhjeve të dashurisë me të famshme të huaja, Fatmir Hysenbelliu (ose Oni, siç jemi mësuar ta njohim ndryshe) ka qenë pjesëmarrës në një nga eventet më të rëndësishëm të vitit, pikërisht në mbrëmjen Gala amfAr të mbajtur në Kanë.

A post shared by Fatmir “Oni” Hysenbelliu (@fatmirhysenbelliu)

Një moment të tillë, Oni e ka ndarë me fansat në Instagram, ku sihet i veshur me kostum të zi, teksa pozon në një sfond të mbushur me lule nga pas. Një nga komentueset, ka shkruar me humor: “Kur mami të merr me zor në dasëm, and you don’t knoë ëhat life is abut anymore”. Duke u përpjekur ta shndërrojë foton e Hysenbelliut në një meme, ky i fundit ia ka kthyer: “Kur je në një nga eventet më të rëndësishme të vitit, me personat më të rëndësishëm i gjitha fushave në botë dhe meqënëse Instagrami është free dhe njeriu që nuk e njeh as komshiu të komenton!” Vajza nuk është ndalur me kaq, duke rregulluar fillimisht gabimin në frazën e Onit. “Të gjitha fushave*”, ka shkruar ajo, duke shpjeguar se e gjitha ishte një shaka, pasi vetëm imazhi i ishte dukur i përshtatshëm për të bërë pak humor.

“Merre më lehtshëm, fama nuk është gjithçka”, ka përfunduar komentuesja, ndërsa Hysenbelliu ia ka kthyer: “Të kuptoj, por kur njerëzit nuk kanë gjë tjetër për të bërë, luajnë me inatin tënd”. Mesa duket, Oni e ka marrë më seriozisht seç duhet këtë punën e komenteve.

A post shared by Fatmir “Oni” Hysenbelliu (@fatmirhysenbelliu)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF