Na ndajnë edhe dy ditë nga dasma mbretërore, ose siç është quajtur ndryshe dasma e vitit.
Ditëve të fundit ka qarkulluar lajmi se babai i Meghan Markle nuk do ta shoqërojë në altar vajzën e saj. U përfol shumë se shkak për këtë është bërë skandali me fotot e paparacëve, që i kishte inskenuar ai vetë, por edhe marrëdhënia e keqe që ata kanë pasur, kur Meghan nuk ishte në një lidhje me Princ Harry-in.
Por si për të shuar çdo dyshim të mundshëm, lidhur me mungesën e tij në një ditë kaq të rëndësishme për të, aktorja ka publikuar një deklararë për media, duke qartësuar gjithçka.
“Për fat të keq, babai im nuk do të vijë në dasmën tonë. Jam kujdesur gjithmonë për tim at dhe shpresoj që t’i jepni hapësirën e nevojshme për t’u shëruar. Dua të falenderoj të gjithë ata që u treguan bujarë me mbështetjen e tyre. Dijeni se unë dhe Harry mezi presim të ndajmë ditën tonë të veçantë me ju këtë të shtunë”, shkruhet në deklaratë.
Nisur nga marrëdhënia jo e mirë që ka më të vëllain, mendohet se do të jetë nëna e saj që do të shoqërojë Meghan Markle në altar.



















