Pas divoric pas më shumë se 10 viteve nga bashkëshorti i saj, Jonida Maliqi është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Këngëtarja ka publikuar gjithashtu së fundmi edhe klipin e saj më të ri, “N’Errësirë” që e riktheu atë në tregun e muzikës, kështu që ka dyfishë arsye për të “vjedhur vëmendje”. Ndryshe nga pak kohë më parë, këngëtarja është treguar më e hapur sa i përket jetës së saj personale. Ajo është ndalur të flasë për marrëdhënien që ka me ish- bashkëshortin pas divorcit, për projektet për të cilat është duke u përgatitur, por gjithashtu e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, Jonida ka treguar momentin e saj më të vështirë, me të cilën është përballur, një luftë e madhe psikologjike.
Ky moment ka qenë teksa drejtonte spektaklin e kërcimit “Dancing with The Stars. Ajo tregon se njerëzit nuk e përkrahën aspak, dhe se pothuajse gjithmonë përpara spektaklit i vinin vetëm komente negative, që i ndikonin keq në gjendjen psikologjike dhe emocionale.
“M’u desh të drejtoja “Dancing With The Stars”, aty ishte një luftë psikologjike e tmerrshme dhe mbaj mend shumë mirë që kisha një ankth të paparë, përpos ankthit që po provoja një fushë që nuk e kisha prekur ndonjëherë dhe gjithsesi nuk ishte synimi im për të qenë atje, por ishte thjesht një eksperiencë e re. Njerëzit nuk më përkrahen absolutisht dhe teksa lexoja mesazhet para se të dilja në skenë ka qenë një gjendje e tmerrshme psikologjike, e mbajë mend si periudhën më të errët timen dhe në atë moment vendosa që t’i censuroja komentet”, u shpreh ajo.
Jonida Maliqi drejtoi edicionin e katërt të “Dancing With The Stars”, së bashku me Armina Mevlanin. Në këtë edicion, fituese u shpall Lori Hoxha, e ndërsa në vendin e dytë u rendit Flaka Krelani.



















