KreuCelebrity

Kastro kundër Top-it apo Kelvit? Debati që sapo ka nisur mes dy personazheve…!

Në një nga puntatat e emisionit ‘Thurje’, ku i ftuar special ishte Timo Flloko, Kastro Zizo ka hapur një temë që është diskutuar jo pak në media. Respektimi i orareve televizive dhe audiencës që ndjek specifikisht në disa periudha të veçanta të ditës, ka lënë shpesh vend për debate. A është një tematikë apo emision i caktuar i përshtatshëm për mëngjes, mesditë apo orët e vona të natës…? Diçka të tillë, Kastro e ka prekur edhe më konkretisht, duke shkëputur një pjesë nga intervista e Xheni Mhillit në emisionin ‘Pop Culture’.

Ishte ndër lajmet më të bujshme në portale, që u servir kryesisht me titullin: “Shokon ish-banorja e Big Brother: ‘Jam e vigjër në vesh!’” Kastro ka shfaqur në ‘Thurje’ pikërisht këtë moment, kur Kelvi Kadilli, një nga dy moderatorët e formatit në fjalë, e ngacmon Xhenin duke thënë se paraprakisht ajo i kishte rrëfyer se shenja e saj e zodiakut ishte Virgjëresha. “I thashë: ‘Në shenjë besoj, vetëm…’ Dhe përgjigja jote ishte…?”, ka thënë Kelvi, ndërsa Xheni është përgjigjur: “Edhe nga veshët”. Ka qenë pikërisht ky moment ku është ndalur Kastro, duke kërkuar një opinion nga Flloko, nëse duhet të promovohen të tillë njerëz në orën 4 të drekës ose jo. Përpos përgjigjes së Timos se etika duhet respektuar, Kastro ka vijuar dhe më tej: “Ndodh shpesh që ta shoh me djalin, jo vetëm këtë emision, por edhe të tjerë të ngjashëm dhe…Megjithatë, Kelvin e përshëndesim, i themi që shif’, se dhe ai ka nja dy vrima në vesh…”

 

Ka mjaftuar kaq, që Kadilli të reagojë në rrjetet sociale. Duke iu drejtuar në mënyrë direkte Kastros, moderatori shkruan: “Unë jam rritur duke dëgjuar ‘2 Farm’ dhe vazhdoj sot e kësaj dite të dëgjoj ‘Bonito’! Nëse jam eksplicit për orën 4 të drekës është totalisht faji yt! Kështu që, mbaj përgjegjësitë e tua dhe të këtij brezi që u rrit me frymën që ti i dhe për të qenë të lirë, pa komplekse dhe vetvetja! Edhe unë të kam xhan. PS. Sa për vrimat në vesh, po mendoj të hap të tretën”, ka shkruar Kelvi poshtë videos së postuar. Nuk dihet pse Kastro ka zgjedhur pikërisht këtë emision të Top Channel në veçanti për t’u lidhur me temën në fjalë, pasi siç tha dhe ai vetë, raste të ngjashme janë të shumta edhe në formate të tjera të televizioneve konkurrentë.

https://www.instagram.com/p/Biz2Pz5BXrf/?hl=en&taken-by=kelvikadilli

Një sulm ndaj Kelvit në veçanti apo debati drejtohet diku gjetkë? Pritet vetëm një reagim nga Kastro…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF