Rihanna mbetet Rihanna dhe kjo është e pamohueshme. Mes gjithë sjelljes tipike prej vajze moskokëçarëse, e gjithë ekstravagancës karamterizuese, Riri vazhdon të dëshmojë se nuk do të ndryshojë kurrë. Një nga intervistat e fundit ka lënë të gjithë gojëhapur dhe nuk mund ta mohojmë se shkakton jo pak të qeshura.
Duke qenë se dasma mbretërore është pak ditë larg, një gazetare e ka pyetur këngëtaren nëse do të jetë e pranishme në event. Fillimisht, Riri është shprehur se duhet të qendrojë më tepër në internet, pasi nuk ishte në dijeni të një fakti të tillë. Më pas, i është drejtuar gazetares: “Pse mendon se do të isha e ftuar?” Në po atë moment, kjo e fundit ka thënë: “Nuk e di, meqënëse e ke takuar…”, duke iu referuar kështu Princ Harry-t. Dhe pikërisht në këtë çast ka ardhur dhe replika epike e Riri-t: “Ok, edhe ti më takove mua. Mendon se do të të ftoj në dasmën time?”
Video është shndërruar menjëherë në virale, duke i bërë fansat ta duan dhe më shumë Rihanna-n. Një përgjigje origjjnale, që vetëm Rihanna mund ta jepte!



















