Një ndër polemikat e post-Eurovizionit ishte dhe akuza e mediave greke ndaj Shqipërisë, pas sipas tyre ishte vendi ynë arsyeja pse Qipro nuk fitoi vendin e parë. Ndonëse qartazi një konsistim provokues, shkrimi ka shkaktuar jo pak zhurmë në rrjet. Por, Eleni nuk ka mbetur pa një reagim.
Gjatë një interviste për mediat greke, artistja është pyetur se si është ndjerë që Shqipëria nuk e vlerësoi me 12 pikë. “Çfarë do të thuash?!”, ka thënë fillimisht Eleni, për të vijuar më tej: “Më dhanë 10 pikë! Ishim tre shqiptarë, duhet të ndaheshin në një mënyrë pikët. Njëri do merrte 10, njëri 12!” Një kundërpërgjigje e tillë ka zbuluar edhe qendrimin e prerë të artistes lidhur me këtë temë.
Diferenca mes vendit të parë (Izraelit) dhe të dytë (Qipros), ishte e konsiderueshme, çka hedh poshtë çdo mundësi që dy pikët e munguara nga Shqipëria kishin ndërruar ‘fatin’ e Elenit për të qenë fituese. Një tjetër zhurmë pa bazë e mediave greke…



















