Një super lajm, pas përfundimit të etheve të netëve të Eurovizion. Ermali i renditur në vendin e pestë, ndërsa Genti në të njëmbëdhjetin, por duket se asgjë nga këto nuk ka rëndësi pas finales së madhe të mbajtur mbrëmjen e djeshme. Djemtë do të bashkohen si kurrë më parë, për koncertin e shumëpritur në kryeqytet.
https://www.instagram.com/p/BiVLPdHAP1Q/
Larg bujës ndërkombëtare të Lisbonës, Eugenti dhe Ermali do të mbërrijnë në Tiranë më datë 1 qershor, për të përshëndetur nga afër publikun vendas. Siç e do zakoni, sheshi Skëndërbej do të jetë mikpritësi i dy zërave që na përfaqësuan denjësisht në Eurovizionin e këtij viti. Djemtë kanë shprehur konsiderata të shumta për njëri-tjetrin gjatë gjithë kësaj kohe, e tashmë do të jenë të pandashëm në një event kaq të rëndësishëm sa pritet të jetë ai i ditës së parë të qershorit.
https://www.instagram.com/p/Bio3UrZgDVf/
Nuk do të ishte keq që i treti emër shqiptar t’i bashkohej dyshesh së djemve, por duket se Eleni do ta shijojë si duhet pozicionimin në vendin e dytë mbrëmjen e djeshme. Presim me padurim muajin pasardhës!
https://www.instagram.com/p/BiQU5VvAfjg/



















