Është cilësuar si Beyonce e Ballkanit, por me ketë performancë në skenën madhështore në Lisbonë, Eleni Foureira ka treguar se është edhe Beyonce e Europës.
Këngëtarja shqiptare ka përfunduar me sukses përformancën e saj me këngën “Fuego”, perofmancë e cila është pritur mjaft mirë nga publiku në sallë, por jo vetëm. Është e vetmja pjesmarrëve që ka një performancë aq shpërthyese, me një këngë ritmike, me të cilat tashmë ajo personifikohet.
Në intervistat që ka pasur më herët, ajo ka deklaruar se do të shkruajë historinë në Qipro, vendin që ajo përfaqson, por me pjesmarrjen e saj në Eurosong, ka shkruar edhe historinë për Shqipërinë, pasi si asnjëherë tjetër vendi ynë përfaqësohet nga tre shqiptarë.
Tani jemi në pritje për të parë performancën e shqiptarit të fundit në Eurosong, Ermal Metës.



















