E gjithë jeta e familjes Kardashian/ Jenner është pasqyruar në ekran dhe me apo pa dëshirën e tyre, këtë gjë do ta mësojmë kur të rriten, edhe fëmijët e sapolindur të Kim, Kylie dhe Khole do të ndjekin të njëjtin rrugëtim.
Tre motrat kanë sjellë në jetë vajzat e tyre dhe nuk kanë nguruar që t’i prezantojnë me miqtë në rrjetet sociale. Në fillim ishte Kim, më pas Kylie, fotoja e së cilës sot mban kurorën si postimi më i pëlqyer në Instagram dhe së fundmi është Khloe ajo që na ka prezantuar me të voglën e saj, True, një copy-paste i babait të saj, Tristan Thompson.
Khole Kardashian nuk ka kaluar një periudhë aq të mirë kohët e fundit. Vetëm pak ditë para se të sillte në jetë fëmijën e saj të parë, Khole u tradhtua nga bashkëshorti në sy të miliona njerëzve, megjithatë ajo zgjodhi ta falte. Ylli i “Keeping Up With Kardashian” zgjodhi që të sakrifikonte për familjen e saj të vogël, pavarësisht se mund të gjykohej nga shumë persona.



















