KreuCelebrity

As Kate dhe as William, Charlotte nuk i largohet për asnjë moment prince Louis

Tashmë të gjithë vëmendjen në familjen mbretërore e ka marrë princ Louis dhe me të drejtë. Mirëpo, burime brenda Pallatit, shprehen se Charlotte është më e lidhur me vëllain e vogël dhe nuk i është ndarë për asnjë moment që kur ai lindi. Ajo i ka marrë shumë seriozisht detyrat si një motër e madhe.

“Charlotte është duke shijuar të pasurit një vëlla të vogël, duke luajtur me të. Ajo i ka marrë shumë seriozisht detyrat e motrës së madhe. Nuk do të largohet nga ai për asnjë moment”, shprehet burimi.

Princesha 3-vjeçare ka mësuar shumë nga mënyra se si është sjellë vëllai i saj i madh, prince George me të dhe po sillet në të njëjtën mënyrë më princ Louis. Lidhja e saj e ngushtë mund të kuptohet mjaft mirë edhe tek fotot zyrtare që lëshoi Kensington Palace katër ditë më parë.

“Charlotte është fiks si vëllai i saj, princ George. Ata kanë një lidhje shumë të ngushtë dhe princesha po krijon të njëtën marrëdhënie me vëllain e saj të vogël”, shprehet burimi.

Ne jemi në pritje të shohim një foto të princ Louis me princ George ose të mësojmë si çfarë marrëdhënieje kanë dy djemtë e familjes.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF