KreuCelebrity

Manjola, Irma dhe Kastrioti “miqtë e Europës”, celebrojnë krah Vlahutin në Tiranë!

Ka qenë një pasdite e veçantë ajo e 9 Majit për disa prej artistëve Big të  skenës shqiptare. Manjola Nallbani, Irma Libohova e Kastriot Tusha,  kanë marrë një ftesë ndryshe kësaj here, nga një prej zonjave më me peshë në politikën europiane, si Romana Vlahutin.

Artistët kanë qenë të ftuarit e nderit në eventin që u organizua ditën e djeshme, në kuadër të Ditës së Europës në ambientet e Muzeut Historik dhe duket se prania e tyre i ka dhënë ‘artin’ që i duhej këtij eventi, në dukje politik. Shumë elegante dhe plot stil, Manjola dhe Irma kishin zgjedhur ngjyrën e zezë, sinonim i klasit dhe elegancës. Një rastësi e bukur ishte kombinimi me veshjen e  ambasadores Vlahutin, e cila kishte zgjedhur ngjyrën e kuqe, si për të na i ndezur edhe më shpresat që Shqipëria të jetë shumë shpejt pjesë e Europës, aq më tepër në një kohë kur ne sapo kemi marrë një dritë jeshile për çeljen e negociatave… Sikur hyrja  në Europë të varej nga artistë si Manjola, Irma apo Kastrioti me siguri që tashmë do ishim prej kohësh pjesë e saj!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF