KreuCelebrity

Kënga popullore që këndoi Luana para pak ditësh, nuk paska qenë rastësisht

Pak ditë më parë, ajo postoi në instastory një fragment të shkurtër të këngës popullore “Tumankuqe”, e mesa duket Luana Vjollca nuk ka ndërmend të heqë dorë nga muzika.

Madje e paska aq seriozisht, sa shumë shpejt do të shohim  një bashkëpunim mes saj dhe një ndër këngëtarëve më të njohur të muzikës popullore shqiptare, Bujar Qamili. Ka qenë pikërisht vetë Qamili që e ka konfirmuar këtë bashkëpunim, në ‘Radio Shkodra’, ku ka pohuar i ka ardhur një propozim nga moderatorja e Top Channel. “Luana më ka ftoi për drekë dhe më bëri propozimin. Do të jenë 3 këngë të saj që do t’i këndojmë bashkë dhe me siguri ky do të jetë një ndër bashkëpunimet më të suksesshme të kësaj vere”, ka rrëfyer Bujari. Sipas tij, Luana ka marrë vetë përsipër çdo gjë dhe ajo është e sigurt që dyshja Bujar-Luana, do të jetë edhe e suksesshme se dyshja Bujar-Mateus që korri sukses me këngën “Rrak, tak”. Epo, le të shohim

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF