Eh, sa na lodhin personazhet në këtë drejtim…Mjafton të martohen, të vishen me të gjera, të zhduken ca kohë nga rrjetet sociale dhe boom: vjen lajmi i shtatzënisë! Shkak që Orinda Huta të ishte pjesë e të tilla ‘zbulimeve’ u bë dalja e saj të shtunën që lamë pas në ‘Dua të të bëj të lumtur’.
https://www.instagram.com/p/Bib3h_-n-8l/
U duk se vërehej lehtazi barku i rrumbullakosur dhe kaq mjaftoi që portalet t’i riktheheshin zërave të mohuara nga vetë Huta pak kohë më parë. U bë pothuajse e sigurt që Orinda ËSHTË në pritje të ëmbël, por ja që artistja rrëfen ndryshe. Ajo ka postuar video nga trajnimi crossfit, që vështirë të themi se mund ta përballojë një femër gjatë shtatzënisë. Gjithashtu, Orinda ka ndarë me fansat edhe kilometrat e përshkruara me ecje e vrap në natyrë, gjë që ma distancon edhe më shumë nga aludimet mbi një pritje të ëmbël të mundshme.
Për të gjithë ata që nuk besojnë, ekziston mundësia që Huta t’i ketë pasur të ruajtura xhirimet nga më parë (presim video LIVE!) Por, nuk besojmë se kemi diçka më tepër për tē dëgjuar në këtë periudhë…



















