KreuCelebrity

Në formë pas lindjes? Ami rrëfen sekretin!

Pas ardhjes në jetë të Sias, Ami nuk i mungoi për shumë gjatë publikut. Madje, ajo nuk ngurroi të ndante momente gjatë shëtitjeve me karrocë e shumëçka tjetër. E kemi parë po aq në formë sa më parë, por cili është sekreti i Amit?

Toska ka publikuar një video, ku shihet duke ecur në natyrë. Një aktivitet, që mesa duket Ami e praktikon çdo mëngjes. Siç edhe të gjithë e dimë, sporti është ai që ndihmon në rikthimin në formë ideale të trupit, e Toska ka zgjedhur këtë mënyrë për periudhën e post-shtatzënisë. Mes gjelbërimit e ajrit të pastër, e veshur sportive, Ami ka treguar se një metodë kaq të lehtë mund ta ndjekim të gjithë.

Mjafton pak vullnet për t’iu bindur alarmit të orës herët në mëngjes dhe rikthimi në formë do të jetë më i lehtë nga se e mendojmë. Jo më kot rekomandohet nga të gjithë ekspertët!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF